1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Sëmundjet që fitohen nga mishi i derrit

Më të lexuarat

Ndalimi i përdorimit të mishit të derrit është një prej atyre gjërave të quajtura “haram”. Kjo ndalesë përmban në vetvete shumë dobi, disa prej të cilave do i trajtomë më poshtë.

Lëndët helmuese

Mishi i derrit është një mish me shumë dhjam, dhe mbas konsumimit ky dhjam kalon në gjak dhe në një të ardhme rrezikon shëndetin e njeriut. Kjo yndyrë që “shëtit” nëpër damarët e njeriut, bëhet shkak për rritjen e tensionit (hipertension), bllokimin e damarëve dhe për infarkt të zemrës.
Në mishin e derrit gjendet dhe një lëndë e dëmshme e quajtur “Sutoksin”. Për t’u hedhur jashtë trupit tonë kjo lëndë që hyn me mishin e derrit, duhet që gjëndrat limfatike të punojnë më tepër. Tek fëmijët kjo gjendje bëhet shkak për qelbëzimin dhe fryrjen e tyre. Qafa e fëmijës së sëmurë fryhet në mënyrë anormale dhe ngjan me atë të derrit. Për këtë arsye kësaj sëmundje “skrofuloz” i vihet dhe emri “sëmundja e derrit”. Me avancimin e sëmundjes gjithë gjëndrat limfatike në trup infektohen, fryhen, temperatura rritet, nisin dhimbjet dhe paraqitet një gjendje e rrezikshme.

Sasia e tepërt e squfurit

Mishi i derrit është i pasur me squfur dhe me konsumimin e tij në trupin e njeriut hyn një sasi më e madhe se normalja. Ky squfur i tepërt depozitohet në pjesët kërcore, në muskuj dhe nerva, dhe në artikulacione (kyçe) shkakton inflamacion, prishje të tyre dhe sëmundje të tjera.
Në qoftë se mishi i derrit konsumohet vazhdimisht, pjesët e forta kërcore në trup fillojnë të dobësohen dhe me kohë shtypen nën peshën e trupit, dhe kështu kyçet (artikulacionet) prishen.
Duart e njerëzve që konsumojnë vazhdimisht mishin e derrit, qullosen, e në to formohen shtresat e dhjamit. Nëse një sportist vazhdimisht e ha këtë mish, bëhet dembel, ndien lodhje dhe lëviz më pak e më ngadalë. Disa futbollistë për pasojë kanë humbur edhe profesionin e tyre.

Rritja e tepërt

Hormoni i rritjes është një tjetër lëndë që gjendet me shumicë në trupin e derrit. Derrkuci kur lind është disa qindra-gramë por brenda 6-muajsh shkon në 100 kg. Kjo rritje kaq e shpejtë bëhet shkak për infeksion dhe ënjtje në organe të ndryshme. Gjithashtu bëhet shkak për një rritje anormale në kockat e duarve, të këmbëve, të hundës e të nofullave si dhe shkakton dhjamosje të trupit.
Efekti më i spikatur i hormonit të rritjes së derrit është krijimi i kushteve të përshtatshme për zhvillimin e kancerit. Personat të cilët merren me therjen e derrave thonë se pas një moshe të caktuar derrat meshkuj në përgjithësi preken nga kanceri.

Sëmundjet e lëkurës (dermatologjike)

Mishi i derrit përmban lëndët e quajtura “histamin” dhe “imtidazol”, lëndë të cilat shkaktojnë ndjenjën e kruajtjes në lëkurë. Kjo përgatit fushën për sëmundje lëkure si; Ekzema, dermati, neuro dermatit.
Gjithashtu këto lëndë rrisin mundësinë që njeriu të preket dhe nga sëmundjet e mëposhtme; apandesiti, sëmudje të tëmthit e rrugëve të tij, infeksion të damarëve, etj. Për këtë arsye doktorët i rekomandojnë të sëmurëve të zemrës (sëmundje kardiake) që të mos hanë mish derri në mënyrë absolute.
Mjeku gjerman, Prof. Dr. Reckeweg në veprën e tij “Mishi i derrit dhe shëndeti i njeriut” tregon një kujtim të vetin duke thënë: “Për t’u çlodhur kisha vajtur në një fermë larg qytetit. Në familjen ku qëndrova, babai vuante nga antroza (sëmundje degjenerative e kyçeve) dhe nga qelbëzimi i kyçit të ngofjes (pjesa e bashkimit të kofshës me trupin). Gjithashtu kishte dhe shqetësime nga mëlçia. Nëna kishte variçe dhe një ekzemë që i jepte shumë bezdi në këmbë. Vajzat e familjes vuanin nga insufiçenca e zemrës dhe reumatizma. Edhe djali që dukej më i shëndetshmi, pasi vuante nga angina filloi të kishte dhe ai insufiçensë zemre. Një tjetër vajzë vuante nga bronshiti kronik. Ndërsa djali i vogël i shtëpisë vuante nga pleuriti kronik. Gjatë vizitës mjekësore që ju bëra banorëve të sipërpërmendur të fermës vura re diçka; në oborrin e fermës një derr i madh e i pisët shëtiste sa andej-këndej e futej kudo.
Ndalova vizitën dhe i thashë banorëve të fermës: “A e shihni atë derrin atje? Mishi i tij, lëndët e dëmshme që ai përmban e që ju i konsumoni vazhdimisht janë shkaktarë të sëmundjeve tuaja.
Familja ku unë qëndrova dhe familjet e tjera fqinje që i rrethonin e që dëgjuan këshillën time e hoqën dorë nga mishi i derrit, shpëtuan ose u lehtësuan nga shumica e sëmundjeve dhe tani në fermat e tyre s’sheh veçse dele.”

Mishi i derrit dhe Trishina (shiriti)

Një nga sëmundjet e rrezikshme që i kalon njeriut me anë të mishit të derrit është “Trishina”. Derrat e marrin këtë sëmundje kur hanë minj ose mishin e derrave me shirit. Shiriti nuk shkakton sëmundje të rëndësishme tek derrat, por kur kalon tek njeriu shkakton një sëmundje të rrezikshme dhe vdekjeprurëse.
Krimbat e vegjël të trishinës që merren me mishin e derrit, nga stomaku dhe zorrët kalojnë në gjak dhe kështu përhapen në të gjithë trupin. Në veçanti vendosen në nofull, gjuhë, qafë, dhe në muskujt në zonën e kraharorit. Ata shkaktojnë paralizë në muskujt e përtypjes e të të folurit. Gjithashtu shkaktojnë bllokim në damarë, menengjit (qelbëzim i cipës së trurit). Në disa raste të rënda përfundimi është vdekja. Ana më e keqe e kësaj sëmundjeje është se nuk ka një mjekim të caktuar.
Sëmundja e trishinës, është e përhapur veçanërisht në vendet ku konsumohet mishi i derrit. Me gjithë kontrollet e rrepta të veterinerëve në Norvegji, Angli dhe Poloni vërehen epidemitë e trishinës.
Për vendet islame kjo sëmundje është e panjohur pasi myslimanët nuk e përdorin mishin dhe nënproduktet e derrit.

Ushqimet dhe veçoritë e njeriut

Njerëzit dhe kafshët, pak a shumë ndikohen nga ushqimet që hanë. P.sh. macja, qeni, luani, që ushqehen me mish janë paksa të egër dhe shqyes; ndërsa delja, dhia, deveja, që ushqehen me barishte janë më të buta dhe më paqësore.
Kjo është e vlefshme dhe për njerëzit. Është vërejtur se ata që ushqehen me mish e nënproduktet e derrit në përgjithësi janë më të rreptë, ndërsa të tjerët janë më të urtë e të butë nga natyra.
Derri është një kafshë që nuk ka xhelozi për femrën e tij. Tek njerëzit që vazhdimisht përdorin mishin e derrit vihet re se ndjenja e xhelozisë pakësohet ose shuhet plotësisht.
Filozofi francez Savorin, e pranon dhe e vlerëson ndikimin e të ushqyerit mbi karakterin e njeriut dhe thotë: “Më thuaj mua se çfarë ha që unë të them se çfarë je ti.”

Gjërat e lejuara (hallall) i plotësojnë nevojat

I madhi Zot, ka krijuar shumë ushqime për t’i përdorur ne. Por disa gjëra të dëmshme janë të ndaluara. Allahu (xh.sh.) është i Mëshirshëm dhe i do robërit e Vet, prandaj nuk i ngarkon njerëzit me shumë detyra nga sa ata mund të mbajnë. Njerëzit me lehtësi mund t’i kryejnë urdhërat e Allahut (xh.sh.) e mund të shmangen nga ndalesat e Tij. Çfarë humbet njeriu kur nuk pi pije alkoolike e kur nuk ha mish derri?
Krijuesi e di
Inxhinieri që ka bërë makinerinë e di më miri se, në cilat kushte dhe si punon. P.sh. në katalog shkruhet se makineria duhet të punojë në 220 volt, ndërsa ne pa ia vënë veshin katalogut, e lëmë të punojë në 500 volt. Mendoni se çdo ndodhë me makinën?
Trupi i njeriut është si një motor dhe makineri e mrekullueshme e krijuar nga Allahu i Madhëruar. Pa dyshim Ai e di më së miri se si punon kjo makineri. Meqenëse Allahu (xh.sh.), Krijuesi ynë na e ka ndaluar të hamë mishin e derrit, atëherë ne s’duhet ta përdorim, pasi edhe logjika këtë konkluzion nxjerr.

Përktheu: Rasim Vrioni
/Drita Islame/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit