Konsumoni thjerrëzat, sidomos ato të kuqet, sepse ndihmoni trupin tuaj të luftojë shtatë sëmundje.
Falë fibrave, vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve të pranishëm te thjerrëzat, me konsumimin e tyre mbrojmë sistemin imunitar, zemrën, stabilizojmë sheqerin në gjak dhe sigurojmë rritje të shëndetshme.
Mos i nënvlerësoni thjerrëzat, me konsumimin e tyre mbrojmë trupin tonë nga shumë sëmundje, në të njëjtën kohë mbajmë nën kontroll disa të tjera.
Pak kalorike dhe me vlera të larta ushqyese, thjerrëzat si pjesë e familjes bishtajore, janë ushqimi i përkryer për t’u gatuar si gjellë apo në sallata të ndryshme.
Ndër ushqimet më të lehta për t’u gatuar, thjerrëzat mund të jenë zgjedhja ideale për dreka apo darka të shpejta. Si fasulet, edhe thjerrëzat kanë vlera të larta ushqyese prej të cilave çdokush mund të përfitojë prej tyre vetëm duke i përfshirë në dietën ushqimore.
Sëmundjet:
Së pari, sepse ulin kolesterolin, yndyrat në gjak. Thjerrëzat përmbajnë nivele të larta të fibrave dhe me konsumimin e tyre ndihmojmë në uljen e kolesterolit. Nga ana tjetër ulja e nivelit të kolesterolit zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru, duke mbajtur të pastra enët e gjakut.
Së dyti, përmirësojnë shëndetin e zemrës. Studime të shumta kanë evidentuar se konsumimi i ushqimeve me përmbajtje të lartë fibrash, sikurse janë edhe thjerrëzat, reduktojnë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe ruajtur shëndetin e zemrës. Nga ana tjetër, thjerrëzat përmbajnë gjithashtu folate dhe magnezium, kontributorët kryesorë për shëndetin e zemrës. Folatet ulin nivelin tuaj të homocistinës, faktor serioz rreziku për sëmundje të zemrës.
Magnezi përmirëson qarkullimin e gjakut, oksigjenit dhe lëndëve të tjera ushqyesve në të gjithë trupin. Nivelet e ulëta të magnezit janë të lidhura direkt me zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, kështu që hani thjerrëza që të “bëni” zemrën tuaj të lumtur!
Së treti, përmirësojnë aparatin tuaj tretës. Niveli i lartë i fibrave te thjerrëzat ndihmon në parandalimin e kapsllëkut dhe çrregullimeve të tjera të aparatit tuaj tretës.
Së katërti, thjerrëzat stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak. Duke folur për vlerat ushqyese të fibrave duhet të theksojmë se thjerrëzat përveçse përmirësojnë tretjen, arrijnë edhe të stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak. Kjo mund të jetë një ndihmë shtesë për personat me diabet, insulino-rezistent dhe hipoglicemik.
Së pesti, përmban proteina të mira. Nga të gjitha bishtajoret, thjerrëzat renditen të tretat për nivelin më të lartë të proteinave. 26 për qind e kalorive në thjerrëza iu atribuohen proteinave, duke i bërë ato një burim të mrekullueshëm proteinash qoftë për vegjetarianët ashtu edhe për veganët.
Së gjashti, konsumimi i thjerrëzave rrit energjinë trupore. Falë fibrave dhe karbohidrateve te thjerrëzat garantohet rritje e qëndrueshme e energjisë trupore, si dhe djegien e ngadalshme e tyre.
Nga ana tjetër thjerrëzat janë burim i mirë i hekurit, i cili transporton oksigjenin në të gjithë trupin tuaj dhe është çelësi për prodhimin e energjisë dhe funksionimin e metabolizmit.
Së shtati, thjerrëzat ndihmojnë në humbjen e peshës. Kjo pasi thjerrëzat përmbajnë vlera të larta ushqyese, sikurse janë fibrat, proteinat, mineralet dhe vitaminat, të gjitha me vlerë të ulët kalorike dhe nuk përmbajnë praktikisht asnjë yndyrë. Madje një filxhan thjerrëza e gatuar përmban vetëm 230 kalori, por prapë iu jep ndjesinë e ngopjes.
Mbrojnë sistemin tuaj tretës– (sepse thjerrëzat përmbajnë shumë fibra)
Thjerrëzat janë të pasura në fibra dietetike, të dyja llojet, të tretshme dhe të patretshme.
Fibrat e patretshme të pranishme te thjerrëzat inkurajojnë qarkullimin e rregullt të ushqimit në zorrë, parandalojnë kapsllëkun dhe ndihmojnë në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë. Ndërsa fibrat e tretshme ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rregullojnë sheqerin në gjak te njerëzit me diabet.
Mbrojnë zemrën – (sepse thjerrëzat përmbajnë sasi të konsiderueshme me folate dhe magneziumi)
Thjerrëzat kontribuojnë në ruajtjen e shëndetit të zemrës sepse prania e fibrave të tretshme në to, ka gjithashtu sasi të konsiderueshme folatesh dhe magneziumi.
Një tas thjerrëza e gatuar siguron 90% të sasisë të përditshme të rekomanduar të acidit folik, i cili mbron muret e enëve të gjakut dhe parandalon sëmundjet e zemrës.
Magnezi ul rezistencën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, oksigjenit dhe ushqyesve në gjithë trupin. Studimet tregojnë se mungesa e magnezit është i lidhur me sulme në zemër.
Stabilizojnë sheqerin në gjak – (sepse thjerrëzat përmbajnë karbohidrate komplekse)
Pasi prania e fibrave të tretshme ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak. Nëse ju jeni rezistent ndaj insulinës, hypoglicemi apo diabetik, thjerrëzat janë plot me karbohidrate komplekse, të cilat ju ndihmojnë shumë…
Kontrollon nivelin e glukozës në gjak.
Kontrollon nivelin e kolesterolit.
Kontrollon oreksin.
Ul rrezikun për zhvillimin e diabetit tip 2.
Zhvillim normal dhe rritje të shëndetshme – (sepse përmbajnë proteina)
Me rreth 25%, thjerrëzat janë ndër bishjatoret më nivelin më të lartë të proteinave, tejet të rëndësishme, ndihmojnë në rritje e zhvillim normal e të shëndetshëm.
Burim i mirë i mineraleve dhe antioksidantëve
Thjerrëzat janë burim i mirë i mineraleve sikurse është hekuri, magneziumi, zinku. Ndaj dhe kuptohet rëndësia e hekurit, pasi mungesa e tij shkakton anemi, teksa prania e zinkut te thjerrëzat ndihmon në parandalimin e infeksioneve.
Gjithashtu thjerrëzat ofrojnë vitaminën A dhe vitaminën C, të cilat lidhen me to dhe shkatërrojnë radikalet e lira, duke zvogëluar dëmtimin oksidativ të qelizave.