1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Sëmundja e gjumit, kërcënon 11 milion kenianë

Më të lexuarat

Simptomat e epidemisë janë ndryshimi i sjelljes, konfuzion, gjum i ndjeshëm dhe i vonuar
 
Më shumë se 11 milion kenianë kërcënohen nga epidemia e tripanosomiazës ose siç njihet ndryshe sëmundja e gjumit, bartëse e të cilit është të miza “ce-ce”, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Shumica e vendbanimeve të rrezikuara janë në zonat ku popullata është e angazhuar me bujqësi, peshkim, blektori dhe gjueti.
Miza “ce-ce” ka infektuar njerëzit në 38, nga 47 provinca që ka në Kenia, ka konfirmuar drejtoresha ekzekutive e Dhomës keniane të shfarosjes së mizave ce-ce dhe tripanosomiazës, Pamela Olet.
 
Sëmundja e gjumit është endemike në zonën e liqenit Viktoria që mbulon Kenian, Ugandën dhe Tanzaninë.
 
“Të gjitha provincat e Kenia në rajonin e liqenit Viktoria janë në rrezik, në këto zona jetojnë rreth 11 milion banorë”, tha Olet.
 
Tripanosomiaza bartet tek njerëzit nga pickimi i mizave “ce-ce”. Simptomat e epidemisë paraqiten me ndryshime në sjellje, konfuzion, gjum i ndjeshëm dhe i vonuar.
 
Nëse nuk trajtohet sëmundja mund të jetë fatale, thekson Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila këtë sëmundje si një problem të përgjithshëm shëndetësor ka për qëllim ta eliminojë deri në vitin 2020
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit