4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Selman El-Aude: “Arabët janë para një shanse historike për rilindje

Më të lexuarat

Ndihmës sekretari gjeneral i Unionit të Dijetarëve musliman dhe thirrësi i njohur saudian Selman El-Aude në një intervistë të tij për aljazeeran në gjuhën arabe iu referua gjendjes momentale në botën arabe pas intervenimit saudian në Jemen.
 
Ai tha se ngjarjet nëpër të cilën kalon rajoni i Lindjes së Mesme tregojnë tërheqjen e pjesshme të Perëndimit, para se gjithash të SHBA-ve, çka përbën një strategji të re të tyre. Sjeh El-Aude mendon se tërheqja e pjesshme e Perëndimit nga Lindja e Mesme është rezultat i mossuksesit të tij në shumë misione që kryen nëpër botë. Një konstatim i tillë i raporteve në Lindjen e Mesme është një rast i ri për Botën Arabe që të filloj një rrugë të re, rrugën e reformave dhe rilindjes.
 
Sipas shejh El- Audes, të gjitha projektet që do të fillojnë në botën arab duhet të bazohen në fenë Islame ashtu siç mendonte edhe ibn Halduni. Në këtë rast ata nuk do të jenë në bisht të feve dhe kulturave tjera.
 
Në fund Selman El-Aude shtoi se për të penguar ambiciet iraniane dhe izraelite është më se i nevojshëm uniteti i muslimanëve./isp.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit