Organet greke te Antidroges ne Selanik kane shpartalluar nje rrjet nderkombetar trafikantesh te kokaines.Operacioni eshte kryer ne bashkepunim me ambasaden e SHBA ne Athine.
Sherbimi special i antidroges,pas disa javesh ne ndjekje, ka arrestuar kater persona,dy bullgare ,nje spanjoll dhe nje portugez, tre prej te cileve vleresohet se jane kreret e grupit.
Gjithesej jane konfiskuar 168 kg koakine e paster, nje makine qe perdornin trafikantet dhe 4000 euro ne kesh.
Rrjeti trafikonte kokaine nga vendet e Amerikes Latine nepermjet portit te Selanikut dhe me pas e shperndante ate ne te gjithe vendin.
Sipas organeve greke vlera e saj shkon ne 5.5 milion euro ne shumice,pas shperndarjes trafikantet do te perfitonin 15 milion euro,ndersa ne se do e perzienin me lende te tjera vlera do katerfishohej.
Kjo sasi eshte me e madhja e kapur ne Greqine e Veriut ne vitet e fundit dhe ketu vleresohet edhe puna e Sherbimit Amerikan te Antidroges (DEA) qe ka ndihmuar organet greke te cilat deklarojne se do te kete edhe arrestime te tjera te anetareve te rrjetit.kohaislame