Një sasi e madhe kanabisi është gjetur në Novoselë të Vlorës.
Raportohet se droga është konstatuar nga banorët, të cilët më pas kanë lajmëruar policinë. Ende nuk dihet sa është sasia e drogës, por paraprakisht bëhet fjalë për rreth 1 ton.
Sipas banorëve, droga ishte e ndarë në disa thasë.
Duke iu referuar burimeve të policisë sasia e lëndës narkotike nuk është përpunuar dhe bërë gati për tu trafikuar, por ajo ka qenë e magazinuar, dhe vërshimi i lumit rreth një muaj më parë e ka nxjerrë atë në atë zonë.
Policia shkoi në vendin ku u gjet droga dhe po bëhet dokumenti i ngjarjes dhe verifikimi./oranews