27 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Sektori turk i ndërtimit “impresionon” në Ruandë

Më të lexuarat

“Turqit e përfunduan këtë projekt brenda një viti. Edhe pse ishte pothuajse e pamundur përfundimi i projektit ata e kthyen në të vërtetë një ëndërr”

KIGALI (AA) – Projekti i qendrës së kongresit dhe kompleksit të hotelit në kryeqytetin e Ruandës, në Kigali, 20 për qind i të cilit u arrit të përfundohet gjatë 5 viteve nga një kompani kineze, për një periudhë 1 vjeçare u përfundua nga turqit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kompleksi në afërsi prej 6 kilometrash prej Aeroportit Ndërkombëtar në Kigali dhe 7 kilometra prej qendrës së qytetit, u ndërtua në një sipërfaqe prej 12,6 hektarësh.

Qendra e Kongresit Kigali e cila ishte nikoqire e Samitit të 27-të të Bashkimit Afrikan në vitin 2016, me sallën e konferencave me kapacitetet prej 2.600 personash dhe me hotelin me pesë yje prej 292 dhomash Radisson Blu, vlerësohet si një prej qendrave kryesore jo vetëm të Ruandës, por edhe të Afrikës.

Ajo ka nisur të ndërtohet në vitin 2009 nga një firmë kineze, por pas 5 vitesh ishte arritur të përfundohet vetëm 20 për qind i këtij projekti. Për përfundimin sa më shpejtë të projektit, qeveria e Ruandës iu drejtua kompanive turke.

Qendra e kongresit dhe hoteli, fusha të rëndësishme të këtij shteti, u ndërtuan për një periudhë kohore rekorde prej një viti, nga kompania turke Summa Group, tek e cila u transferua projekti.

Materialet e ndërtimit nga Turqia

Për kompleksin, shumica e materialeve ndërtimore dhe dekorative u sollën nga Turqia, ku përgjatë një viti punuan më shumë se 1.500 punëtorë turq. Në projekt po ashtu gjetën mundësi për të punuar 1.500 qytetarë të Ruandës.

Në projekt, për të cilin qeveria e Ruandës dha një rëndësi të madhe, u përdor arkitektura tradicionale afrikane. Për të u shpenzuan rreth 300 milionë dollarë.

Qendra e kongresit bëhet nikoqire e samiteve të financave, rajonale dhe ndërkombëtare, konferencave, koncerteve, festivaleve të filmit, ekspozitave, mbledhjeve sportive, forumeve tregtare, pritjeve zyrtare, etj. Në qendër po ashtu ndodhet një sallon i kinemasë ku mund të shikohen filmat tredimensionale.

Ministri i Infrastrukturës së Ruandës, James Musoni, në ceremoninë e hapjes së qendrës kishte thënë se “Turqit e përfunduan këtë projekt brenda një viti. Edhe pse ishte pothuajse e pamundur përfundimi i projektit ata e kthyen në të vërtetë një ëndërr”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit