2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Sekreti i shijes së ëmbëlsirës, i fshehur në majanë 49 vjeçare

Më të lexuarat

Remzi Kaya (75) i cili jeton në qarkun Islahiye të qytetit Gaziantep në Turqi, prej 49 vitesh vazhdon të bëjë ëmbëlsira duke përgatitur majanë e brumit një ditë më parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kaya pavarësisht moshës vazhdon profesionin e tij të cilën e ka mësuar nga babai. Në fillim Kaya ëmbëlsirën të cilën ishte duke e përgatitur në shtëpi ishte duke e shitur në lagje dhe fshatra të vendit, tashmë shërben me dy ëmbëltore.

Remzi Kaya prej 49 vjetësh përdor të njëjtën maja brumi. Kaya, brumin me maja të cilën e ka përgatitur në vendin e punës të cilën e kishte hapur në vitin 1967, e ka përdorur në vazhdim dhe nuk e ka braktisur këtë metodë.

Ai në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se e siguron jetesën duke shitur ëmbëlsira. Kaya i cili tregon se shumë e do profesionin e tij tha se: “Këtë profesion e mësova nga babai im dhe arrita deri në këto ditë. Tashmë kam 2 ëmbëltore dhe pavarësisht se jam 75 vjeçar çdo ditë punoj 12 orë. Zoti i bekoftë edhe klientët e mi. Vazhdoj shitjen e ëmbëlsirave verë e dimër”.

Kaya thekson se është përpjekur që klientëve të tij t’iu paraqesë shijen e njëjtë. Ai duke theksuar se maja në brumë është shumë e rëndësishme, tha se: “Sigurisht që të jesh mjeshtër është e rëndësishme, por lëndët të cilët i përdorni e ndajnë ëmbëlsirën nga të tjerët. Sekreti im është se jam duke e përdorur majanë e njëjtë 49 vjet. Një pjesë të brumit të cilën e përgatita për herë të parë kur nisa në vitin 1967 e ndaj si maja. Brumin e ditës tjetër e përgatis me këtë maja. E vazhdoj këtë proces prej 49 vjetësh”.

Ai theksoi se ka klientë që vijnë edhe nga jashtë qarkut.

Mürsel Köse, një ndër klientët, tregoi se kanë ardhur në Gaziantep që të marrin ëmbëlsirë nga Kaya dhe se ëmbëlsira në ëmbëltoren e tij është shumë më ndryshe nga të tjerët.

“Ka një shije të mrekullueshme. Nëse nuk mund të vijmë këtu porositim. Këtë ëmbëlsirë e pëlqen edhe familja ime” tha Köse.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit