-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Sekreti i bunkerit të Titos (Foto)

Më të lexuarat

 

Dekada me radhë është ruajtur sekreti më i madh i ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Objekti sekret në malin Zlatar në afërsi të Konjicit në Bosnje, në rast të një sulmi bërthamor mund të strehonte 350 persona të udhëheqjes supreme ushtarake dhe politike, të cilët do të ishin në gjendje të jetonin gjashtë muaj këtu pa asnjë kontakt me botën e jashtme.
Mali Zlatar ka fshehur gjatë një sekret.

Në një mjedis piktoresk, para 33 vitesh është ndërtuar një strehë atomike e quajtur D-0 ARK, që ishte komanda kryesore e Ushtrisë Popullore të ish Jugosllavisë.

 

Shtëpia maskuese

Për këtë, përveç punëtorëve të cilët janë zgjedhur me kujdes të madh dhe është dashur të nënshkruajnë marrëveshjen për heshtjen, kanë ditur vetëm katër komandant të shërbimit të lartë shtetëror.

Kur objekti shihet nga jashtë, duken vetëm tri shtëpi të zakonshme të rrethuara nga natyra. Megjithatë, këto shtëpi për më shumë se 50 vite kanë fshehur një objekt ushtarak, të tretin për nga rëndësia në ish RSFJ.

I pari ishte aeroporti Zeljava në Bihaç, ndërsa i dyti porti luftarak Lora në Split. Ndërtimi i këtij objekti ka zgjatur 26 vite (1953-1979) ndërsa kostoja e ndërtimit ishte jo më pak se 4.6 miliardë dollarë.

Bunkeri përbëhet nga tri pjesë, i pari nga të cilit është maskimi, pra pamja e jashtme. Edhe maskimi përbëhej nga tri pjesë, pra objekte, e që ishin rezidencat e monitorimit, objekti për sigurimin e Titos dhe ai për stafin për mbështetje teknike.

Në fund të një korridori hapen tri dyer të mëdha të trashësisë 1.2 metra, pas të cilave gjendet tuneli për strehim atomik. Është i gjatë jo më pak se 202 metra dhe i cili gjendet në thellësi prej 280 metra. Ndriçohet nga 6000 llamba neoni, ndërsa mund të durojë goditjen deri në 20 kilotonë.

Pjesa e fundit apo e tretë ndërtesës është e ndarë në 12 blloqe dhe ka formën e një patkoi. Aty janë sistemet mbrojtëse për mbrojtje nga zjarri, sistemi i mbrojtjes kundër sulmit bërthamor dhe klima që është e mbrojtur në mënyrë të veçantë.

Blloqet më të rëndësishme janë ai i gjashti ku ishte qendra e komunikimit, pastaj i teti ku ishte Tito, i dhjeti për naftë dhe i njëmbëdhjeti për ujë. Temperatura në bunker është midis 21 dhe 23 gradë, ndërsa lagështia e ajrit prej 60 në 70 për qind – pra, kushte ideale për jetën.

Në rast të ndonjë kërcënim bërthamor bunkeri ishte në gjendje të pranonte 350 persona nga kreu më i lartë politik dhe shtetëror i ish-RSFJ-së. Ata ishin në gjendje të qëndrojnë atje për gjashtë muaj, pa asnjë kontakt me botën e jashtme, sepse bunkeri përmbante gjithçka që ju nevojitej për një jetë normale.

Bunker mbulon një sipërfaqe prej 6854 metra katrorë, ka më shumë se 100 dhoma gjumi me shtretër të rehatshëm, dy dhoma të mëdha konferencash, pesë qendra operative me linja telefonike direkte me presidencat e republikave federative, si dhe televizion kabllor, dy kuzhina, pesë tualete të mëdha dhe spitali me një sallë operative.

Brenda ndërtesës kishte hapësirë për 21 sisteme të mirëmbajtjes. Aty ishin dy cisterna nafte me nga 50 tonë sasi, dy lloje të klimatizimit, pishina me 170 metra kub ujë, ujë të rrjedhshëm dhe teknika për bunarë natyrorë që gjendej në afërsi të malit.

Rezidenca e Titos në këtë objekt ishte i pajisur tamam për elitë. Ajo përbëhej nga pesë dhoma: dhoma për sekretaren dhe palët drejtohet tek kancelaria e Titos, që ishte e lidhur me dhomën e fjetjes, ndërsa pas saj futesh në dhomën e Zonjës së Parë të ish Jugosllavisë, Jovanka Broz, ndërsa e fundit është dhoma për pushim.

Pas objektit gjendet dalja në rast të rrezikut, që nuk është vizatuar në hartë. Ajo shpie në mal në lartësi 170 metra, prej ku mund të arrihet në nyjën e relejeve të malit Zlatar.

Për objektin tash kujdesen pesë ushtarë të Ministrisë së Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit