7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Sefaj: Largimi im kishte prapavijë politike

Më të lexuarat

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka folur sonte haptazi për largimin e tij nga kreu i MPB-së.

Sefaj ka deklaruar se largimi i tij ka prapavijë politike edhe atë ballkanase. Madje ish-ministri ka deklaruar se i vije keq për arsyen për të cilën është larguar.

“Pak keq edhe më vije pasi arsyeja nuk është ajo të cilën unë do ta doja të largohesha por absolutisht me kulturë instuticionaliste kam pranuar kërkesën me largim përmes dorëheqjes sime. Kam shërbyer me nder, krenari dhe privilegj ndaj qytetarëve. Nuk e konsideroj se arsyeja bazohet në ato kritere. Por lojërat politike janë të tilla, mjaft ballkanike”, ka deklaruar ai.

Thotë se i është kërkuar të largohet nga posti i ministrit dhe më dëshirë e ka ndjekur kërkesën e kryeministrit. Sipas tij AKR e ndërtoi këtë Qeveri dhe ajo po e mbanë ende atë.

“Kemi marrë pjesë dhe mund të themi AKR-ja si vendimtare për themelimin e kësaj qeverie dhe prap me vendimet e saj është duke shpëtuar të njëjtën qeveri”, ka thënë Sefaj në KlanKosova.

Gjithashtu Sefaj ka thënë se nuk ka kërkuar që AKR-ja të largohet nga Qeveria pasi është marrë me procedurat e largimit.

“Unë nuk kam kërkuar që AKR-ja të qëndrojë në Qeveri jam marrë me procedurat që është dashur të merrem. Kam qenë i brengosur në mënyrë shpirtërore për të gjithë bashkëpunëtorët që kisha aty. Ka qenë moment shumë i dhimbshëm nga bashkëpunëtorët. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë punuar. Edhe stafi civil që kanë qenë aty edhe stafi politik. Kam qenë në një vend pune, ka mbaruar ajo dhe jam larguar. E di që ka qenë prapavijë politike, ka lojëra të mentalitetit rural pasi nuk është menaxhuar si duhet”, ka shtuar Sefaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit