5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Seancë e re për të akuzuarit e Lagjes së Trimave

Më të lexuarat

Seancë e re gjyqësore për të akuzuarit në rastin “Lagjja e Trimave”, sot duhet të mbahet në sallën e madhe të Gjykatës Supreme.
Gjykimi paraprak që ishte paraparë për më 31 maj, u anulua për shkak se policia gjyqësore e Gjykatës Supreme nuk u lejoi avokatëve të të akuzuarve në proces që të hyjnë në sallë. Ndërkohë që seanca gjykuese për “Lagjen e Trimave” është anuluar plot pesë herë për shkak të arsyeve të ndryshme, kryesisht mungesës së kushteve hapësionore.
Gjykimi për “Lagjen e Trimave” do të mbahet në sallën e Gjykatës Supreme, për shkak se në Gjykatën Themelore Shkupi 1 nuk ka kushte hapësinore dhe të sigurisë për mbajtje të gjykimit në të cilin ka numër të madh të të akuzuarve.
Gjykata në fillim të këtij muaji mori vendim që me këtë lëndë ta bashkojë procedurën me rastin “Vetëtima”, gjegjësisht me personat e logjistikës të cilët u arrestuan para disa muajve. Për ngjarjet e “Lagjes së Trimave” janë të akuzuar 29 persona, ndërsa si mbështjetje logjistike tetë persona.
Më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave të Kumanovës një grup i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë. Në këmbim zjarrin jetën e humbën tetë policë nga njësitet speciale dhe njësitet e posaçme të MPB-së, ndërsa rreth katërmbëdhjetë u lënduan rëndë. Janë arrestuar edhe dhjetë persona nga grupi i armatosur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit