1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Së shpejti rryma do të krijohet edhe nga shiu

Më të lexuarat

Një energji diellore bëhet e padobishme kur ka shi. Por, Kina është gjithmonë në hap me teknologjinë.

Kina ka krijuar një qeli solare me një shtresë të hollë prej grafeni, që gjeneron energji nga pikat e shiut.

Uji mbetet në grafen, duke krijuar një lloj kapacitori natyral i cili më pas përmes elektroneve të grafenit dhe joneve të ujit prodhon elektricitet, transmeton Gazeta Express.

Por, ajo çfarë mund të bëjë kjo sipërfaqe është që të konvertojë vetëm 6.5% të energjisë që e merr, ndryshe nga 22% të paneleve diellore.

Nëse krijuesit mund ta përmirësojnë performancen e këtyre qelive me grafen, atëherë zgjidhja do të jetë shumë e lehtë dhe njerëzit do të mund të fitojnë mjaftueshëm elektricitet edhe nga shiu, jo vetëm nga dielli.

(GE)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit