Mercedes-Benz ka publikuar se në fund të javës së ardhshme do të fillojë shitja e modelit C160, e krahas shenjës së re arrin edhe motori benzinë më i dobët në ofertën me Mercedes C Klasa e serisë W205.
Automobili do të lëvizë me motorin katër cilindrash 1,6 litërsh me 129 kuaj fuqi, që është 27 kuaj fuqi më pak nga potenciali që ishte ofruar me motorin benzinë të gjeneratës paraprake të C Klasës me shenjën C180, transmeton koha.net .
Ky automobil është në kombinim me ndërruesin manual të shpejtësisë 6 – shkallësh, pasi në Mercedes vendosen që 7-shkallësh –i të përdoret vetëm te variantet më të fuqishëm të C Klasës.
Çmimi fillestar i Mercedes C160 do të jetë 31.683 euro, ndërsa variantet e tij karavan (T-Model) do të fillojnë nga 33.349 euro.
Deri në fund të vitit C Klasa do të duhej të edhe variantin vet coupe.