4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Së pari largohu nga gënjeshtra

Më të lexuarat

Të flasësh të vërtetën është një cilësi shumë e mirë. Nëse do të thonim  të vërtetën do ta ruanim veten nga shumë gjëra të pahijshme kur gënjeshtrat do të dilnin në shesh. Ja një tregim për një njeri i cili kishte bërë shumë vepra të shëmtuara, mirëpo premtimi i tij se do ta flas të vërtetën e kishte shpëtuar.

Erdhi një njeri te i dërguari i Allahut s.a.v.s dhe i tha:

O i Dërguari i Allahut, unë kam shumë shprehi të këqija. Prej cilës të largohem më parë?”

I Dërguari i Allahut s.a.v.s i tha: “Së pari largohu nga gënjeshtra dhe gjithmonë thuaje të vërtetën.” Personi premtoi se do të veprojë kështu dhe shkoi.

Kur erdhi nata, ky njeri u përgatit të shkoi të vjedh. Mirëpo, para se të dal nga shtëpia për një moment iu kujtua premtimi që ia dha të Dërguarit të Allahut s.a.v.s: “Nëse nesër i Dërguari më pyet ku kam qenë, çfarë do t’i them? A mund t’i them se kam vjedhur? Jo, këtë s’mundem t’ia them. Mirëpo nuk mund edhe ta gënjej. Nëse e them të vërtetën  secili do të më urrejë dhe do të thotë hajdut,  si dhe do të më dënojnë.” Kështu vendosi të mos vjedh atë natë, dhe u largua nga kjo shprehi e shëmtuar.

Ditën tjetër i shkoi mendja për të pirë alkool, mirëpo kur u përgatit për të shkuar iu kujtua premtimi që kishte bërë: “Çka do t’i them të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. nëse më pyet çfarë kamë bërë sot? Nuk mund ta gënjej, mirëpo nëse e them të vërtetën, njerëzit do të më urrejnë sepse muslimanit nuk i lejohet të pijë alkool.” Dhe kështu u largua edhe nga shprehia e alkoolit.

Çdo herë kur vendoste të bëj ndonjë mëkat i kujtohej premtimi që i dha të Dërguarit të Allahut se gjithmonë do të thotë të vërtetën. Një nga një ai u largua nga të gjitha shprehitë e shëmtuara që i kishte dhe u bë një njeri dhe musliman i mirë.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit