Kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, për shërbimin e dhënë ndaj refugjatëve sirianë : “U impresionova jashtëzakonisht nga ato që ka bërë Turqia”.
KILIS (AA) – Kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka vëzhguar nga afër qytetin e kontejnerëve Öncüpınar në qytetin Kilis të Turqisë ku strehohen refugjatët sirianë, raporton Anadolu Agency (AA).
Schulz së bashku me delegacionin që e shoqëronte pasi ka vizituar në zyrën e tij prefektin e qytetit Kilis, Süleyman Tapsız, ai ka shëtitur qytetin e kontejnerëve. Delegacioni i cili ka vizituar kopshtin e fëmijëve Zeytin ku arsimohen fëmijët e refugjatëve, është pritur nga nxënësit me këngë në gjuhën turke, angleze dhe në atë arabe.
Schulz, ka marrë informacion nga drejtuesit e kampit dhe duke vërejtur punimet për zgjerimin e tij ai ka shëtitur gjithashtu objektet sociale ku arsimohen dhe edukohen sirianët në kursin e mozaikut dhe të qilimave.
Kreu i Parlamentit Evropian ka pëlqyer një nga qilimat e endur nga nxënësit dhe ka marrë një dhuratë nga mësuesja e kursit të mozaikut, Büşra Şeyhali, e cila i ka dhuruar një tablo mozaiku me emblemën e BE-së.
– “U impresionova jashtëzakonisht nga ato që ka bërë Turqia”-
Kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, në deklaratën e tij tha se shërbimet ndaj refugjatëve janë të jashtëzakonshme dhe duke e cilësuar si një mundësi të madhe vizitën e tij në kampet e refugjatëve sirianë në Turqi ai u shpreh se: “U impresionova jashtëzakonisht nga ato që ka bërë Turqia. Së pari marrëdhëniet njerëzore janë të ngrohta dhe miqësore. Besoj me sinqeritet se kemi nevojë të madhe për këtë veçanërisht se ndodhemi në rajonin kufitarë. E dyta këtu ndodhet një organizim i jashtëzakonshëm ku mund ti shohim me sytë tanë punët e shkëlqyera që janë bërë. Ne këtu shikojmë se çdo gjë funksionon perfekt duke u plotësuar të gjitha nevojat dhe është krijuar një infrastrukturë. Njerëzit mund të strehohen në një mënyrë të sigurtë. Si një politikan ndërkombëtar unë mund të them se krizat që ne ndjekim, problemet e mëdha dhe fatkeqësitë nuk zgjidhen vetëm në tavolinat e negociatave. Vendet që duhet të ndihmohen më shumë janë vende si këto. Duhet të shikojmë nga kjo anë dhe të ndihmojmë”.
– Shpresa në sytë e fëmijëve-
Schulz, theksoi gjithashtu se të gjithë duhet të bëjnë të pamundurën për përfundimin e luftës civile në Siri. Ai ka pohuar më tej se kjo ide duhet të jetë një thirrje për të gjitha palët: “Për ti dhënë fund kësaj drame duhet të ndalohet kjo luftë civile. Do të kthehem në Bruksel dhe në Strazburg me mirënjohje të thellë dhe këto ndjesi do ti paraqes edhe atje. Sepse ndihmat e bëra nga Turqia janë të jashtëzakonshme”.
Schulz, i cili ka pohuar se në të gjitha shkollat që kanë vizituar ai ka vërejtur shpresën tek sytë e fëmijëve pavarësisht të gjitha dhimbjeve që ato kanë përjetuar, theksoi më tej se kjo tregon falënderimin më të madh të tyre.kohaislame