-0.1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

SBASHK-u vendos: Më 12 mars mësimdhënësit me grevë njëditore

Më të lexuarat

Sindidata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka vendosur që më 12 mars mësimdhënësit të shkojnë në një grevë njëditore. Kjo nëse qeveria Haradinaj deri me këtë datë nuk e dërgon në Parlament, Projektligjin për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta.
Në Kongresin që e kishte mbajtur SBASHK-u më 24 shkurt të këtij viti ishte vendosur që nëse kërkesat e tyre nuk realizohen nga qeveria, atëherë më 12 mars mësimdhënësit do të mbajnë grevë gjithëditore.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari.

Ai ka thënë se greva vlen për të gjitha institucionet arsimore përveç çerdheve.

“Kongresi i mbajtur më 24 shkurt ka aprovuar rezolutën e cila flet për veprimet sindikale. Dhe në këtë rezolutë thuhet se punët si po shkojnë, më 12 mars do të ketë grevë njëditore përveç çerdheve, pasi natyra atje e punës është tejtër dhe nuk duam t’iu krijojmë telashe prindërve që punojnë dhe nuk kanë ku t’i lanë fëmijët e tyre. Ndërsa shkollat fillore dhe të mesme, e universiteti do të jenë në grevë njëditore, dhe atë të dy ndërrimet. Arsimtarët dalin nga ora 8-12 në shkolla, dhe do të fillojnë grevën për të dy ndërrimet. Mësim nuk do të ketë fare gjatë asaj dite”, ka bërë të ditur Jashari.

Ky i fundit nuk ka përjashtuar edhe masa tjera sindikale.

Jashari ka thënë se në bazë të rezolutës së aprovuar në Kongres, nëse qeveria deri më 13 prill nuk i zbaton kërkesat e tyre, atëherë që nga kjo datë do të shkohet në një grevë të përgjithshme.

“E njëjta rezolutë e aprovuar nga delegatët, thotë se kryetari dhe kryesia janë të obliguar që deri më 13 prill nëse qeveria dhe kabineti Haradinaj nuk implementojnë kërkesat tona, atëherë nuk na mbetet gjë tjetër veç se të shkojmë në grevë të pacaktuar. Dhe greva do të zgjasë deri të zbatohen kërkesat tona”, ka thënë kryetari i SBASHK-ut për lajmi.net

Grevat tashmë janë bërë të zakonshme në institucionet arsimore.

Dy të tilla ishin mbajtur nga SBASHK-u përgjatë muajit shkurt. Njëra grevë ishte njëorëshe, kurse tjera dy.

Haradinaj disa herë është zotuar se do t’i plotësojë kërkesat e mësimdhënësve, sidomos atë për Projektligjin për punëtorët e arsimit në vitet e 90-ta. /Lajmi.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit