1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Sasho Mijallkov jep dorëheqje!

Më të lexuarat

Pas ministres së Punëve të Brendshme të Maqedonisë edhe drejtori i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit Sasho Mijallkov është dorëhequr nga detyra.
Mijallkov është djali i hallës së kryeministri aktual të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
 
Mijallkov është njëri nga personat më me ndikimin në Republikën e Maqedonisë, i cili për më tepër kontrollon shumicën e bizneseve në shtetin maqedonas.
 
Ai deri më tani nga qytetarët e Maqedonisë është konsideruar njëri ndër personat më të rrezikshëm që ka qenë në strukturat e larta të këtij shteti.
 
Pas Jankullovskës dhe Mijallkovit, a e ka radhën, që të jap dorëheqje Nikolla Gruevski.
 
Ndryshe, dorëheqjet vijnë pas ngjarjeve të cilat kanë ndodhur në Kumanovë, ku u shkatërruan shumë objekte, u traumatizuan shumë komunanovasë, nga konflikti në mes Policisë së Maqedonisë dhe një grupi, i cili kryesisht përbëhej nga shqiptarët të Kosovës.
 
Drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov dha dorëheqjen. Mijalkov vendimin e tij me shkrim e ka njoftuar edhe kryeministrin Nikolla Gruevski.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit