Një trafikant i pasur i armëve i cili ka marrëdhënie të afërta me funksionarët shtetëror në Angli, ka pretenduar se mund të ofrojë dëshmi të nevojshme për të vërtetuar faktin se Nikola Sarkozi ka marrë miliona euro nga ish-diktatori i Libisë Moamar Gadafi.
Agjencia informative ISNA ka njoftuar se Ziad Tekiul-Din, trafikanti 62 vjeçar, ka theksuar se Moamar Gadafi në vitin 2007 ka financuar fushatën elektorale të Nikola Sarkozit. Deklaratat në fjalë të Ziad Tekiul-Din kanë ardhur pas pretendimeve të ngjashme të bëra nga disa dëshmitarë të tjerë një lidhje me korrupsionin financiar të Nikola Sarkozit.