Alexis Sanchezi është i lumtur te Barcelona dhe shpreson ta vazhdojë karrierën në Camp Nou, ku ka kontratë deri në qershor të vitit 2016.
Kiliani kaloi te Blaugranët në vitin 2011 nga Udinese, mirëpo nuk ka arritur ta tregojë atë që është pritur nga ai.
Si rezultat i kësaj, spekulohet se 24-vjeçari mund të largohet nga katalunasit në fund të sezonit aktual, me Juventusin që është ndër klubet më të interesuara për nënshkrimin e tij.
“Ndihem i rëndësishëm në ekipin kombëtar dhe te Barcelona. Jam i lumtur me jetën te Barcelona”.
“E di se çfarë lojtari jam dhe e di se mund ta bëj dallimin. Mund të bëhem njëri nga lojtarët më të mirë në botë”, ka thënë Sanchez për Sport.kohaislame