Samsungu ka pranuar se ka gabuar në numrin e kërkesës për prodhim të telefonave të rinj, Galaxy S6 dhe S6 Edge.
Firma koreane thotë se pajisja tash është shitur për shitësit me pakicë në gjithë botën për shkak të “kërkesave të shumta” që ka pasur.
“Pavarësisht se mund të kemi disa vështirësi për këtë periudhë kohore, do të bëjmë çmos që të sigurojmë furnizim për të gjithë klientët tanë në botë”, ka thënë një zyrtar i Samsungut për Reuters.
Sipas disa të dhënave të fundit të publikuara online, Samsungu pritet të shesë deri në 10 milionë njësi vetëm gjatë muajit prill.
Të dy pajisjet u lansuan zyrtarisht më 10 prill.