Pas fillimit të shitjes së Galaxy S III, Samsung ka zbuluar disa shifra të shitjes të produkteve të tanishme dhe të kaluara të modeleve Galaxy.
Galaxy Note 5.3 inçësh u shit në 7 milionë kopje, një shifër kjo mbresëlënëse për një pajisje të cilën shumica e cilësonin si smartfonë vetëm për një numër të vogël të simpatizantëve të Android.
Linja Samsung Galaxy S, linjë kjo më e popullarizuara ndër smartfonët e Android, është shitur në një kombinim prej 52 milionë njësi prej vitit 2010. Modeli S I është shitur në 24 milionë copë, derisa modeli Galaxy S II është shitur në 28 milionë copë deri këtë javë.
Edhe pse është ende një produkt i paprovuar deri më tani, Samsung thotë se kanë pranuar më shumë se 9 milionë porosi me parapagim të modelit Galaxy S III nga e mbarë bota. /PCWorld Albanian/kohaislame/