4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Samsung zbulon hard diskun e parë në botë SSD me 30.72 TB

Më të lexuarat

Dy vjet më parë, gjiganti i teknologjisë Samsung ka zbuluar hard diskun masiv SSD me 15.36 terabajt dhe tani ajo ka dyfishuar këtë hapësirë për ruajtjen e të dhënave në vetëm një pajisje – PM1643. Ky hard disk është i ndërtuar me çipët më të fundit V-NAND.

Hard disku i ri SSD premton shpejtësi më të madhe, deri në 2,100 MB/s për lexim dhe 1,700 MB/s për shkrim, transmeton Koha.net. Për të arritur këtë performancë të numrave, Samsung ka përdorur teknologjinë Through Silicon Via – pajisja përfshinë 40 GB të DRAM memories.

Gjithashtu, ky hard disk është një pajisje industriale dhe është e mbrojtur nga humbja e memories në rast se energjia elektrike ndalet. Sa i përket qëndrueshmërisë, Samsung thotë se mund ta ngarkoni atë me të dhëna deri në 30.72 TB – domethënë të tërin – çdo ditë për pesë vjet. Koha mesatare për dështim është një herë në dy milionë orë.

Samsung tashmë ka filluar prodhimin e parë të hard diskut PM1643, por çmimin e tij nuk e ka zbuluar.

Më vonë, në dispozicion do të jenë disa versione me kapacitete të vogla, duke përfshirë gjysmën e kapacitetit të 15.36 TB, 7.68 TB, 3.84 TB e deri te 0.8 TB.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit