1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Samsung ul koston e smartfonëve Galaxy Express LTE

Më të lexuarat

Samsung Electronics është duke zgjeruar portofolin e vet të smartfonëve LTE me një version ndërkombëtar të Galaxy Express me një çmim më të ulët, për të ndihmuar në bërjen e teknologjisë të aksesueshme për më shumë përdorues.

Dërgesat globale të smartfonëve LTE pritet të trefishohen këtë vit, duke e lejuar teknologjinë për tu ngjitur në një shkallë më të lartë dhe për të ulur poshtë çmimet e pajisjeve, sipas studimit të tregut të kompanisë Strategy Analytics.

Pajisja “ekzekuton” sistemin Android 4,1 në një procesor dual-core 1.2GHz, ka një ekran 4.5-inç me një rezolucion të 800 nga 480 pixels dhe një kamera 5-megapixel, duke patur edhe një çmim më të ulët.

Strategy Analytics: Dërgesat e smartfoneve LTE do të rriten deri në 275 milion njësi në 2013

Me përjashtim të procesorit, është spekulim i njëjtë si versioni ekzistues AT & T në SHBA të Galaxy Express, që ka një procesor dual-core 1.5GHz dhe kushton 450 $. Versioni ndërkombëtar i Galaxy Express mund të hyjë në rrjetet LTE në bandat 800MHz, 900MHz, 1800MHz dhe 2600MHz.

Sot, 1800MHz është përdorur në pothuajse 60 rrjete tregtare LTE rreth globit, duke e bërë atë bandën e spektrit më popullor LTE. Disa nga vendet ku 1800MHz është përdorur janë: Australia, Gjermania, Italia, Japonia, Afrika e Jugut, Korea e Jugut dhe Mbretëria e Bashkuar, sipas organizatës të industrisë GSA (Global mobile Suppliers Association).

Duke përfshirë edhe grupet e tjera të frekuencave, telefoni tani mund të përdoret në 55 vende, sipas vlerësimeve të GSA-së. Dërgesat e smartfoneve LTE do të rriten nga 90.9 milion njësi në 2012 deri në 275 milion në vitin 2013, sipas Strategy Analytics.

Deri në fund të vitit 2013, do të ketë modele të shumta të nivelit mesatar në dispozicion nën 200 $ për shitje me shumicë, sipas Neil Mawston, drejtor ekzekutiv në Strategy Analytics.

Megjithatë, LTE nuk do të fillojë të përhapet me paisje me çmim të ulët deri në vitin 2014 apo 2015, tha ai. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit