4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Samsung prezanton pajisjet Rex 60, Rex 70, Rex 80 dhe Rex 90

Më të lexuarat

Celularëve “të thjeshtë, pra atyre që nuk konsiderohen të zgjuar (smartfonë), tashmë ka kohë që po u ulet treguPavarëvsisht kësaj, në Samsung konsiderojnë se prodhimi i këtyre pajisjeve ende paguhet, sidomos në tregjet të cilat janë ende në zhvillim.

Kështu dje Samsung prezantoi katër pajisje të reja të cilat gjithsesi nuk mund ti kategorizojmë si smartfonë, por Samsung në ta ofron ndërfaqen TouchWiz sikurse në modelet më të shtrenjta si dhe aplikacione të nevojshme për surfim në internet dhe chat.

Samsung Rex 60 ka ekran 2,8 inç, kamera 1,3 MP, 30 MB memorie të brendshme dhe vendin për karta memorie microSD. Gjithashtu është i pajisur me lidhje Wi-Fi dhe Bluetooth dhe ka bateri 1000 mAh.

Samsung Rex 70 vjen me ekran 3,0 inç, kamera 2 MP, memorie 10 MB dhe vendin për micro kartë. Gjithashtu ky model ka lidhje Wi-FI dhe Bluetooth.

Samsung Rex 80 ka ekran 3,0 inç, 20 MB memorie të brendshme, ndërsa në krahasim me modelet e lartëpërmendura ka kamera prej 3,2 MP.

Samsung Rex 90, me gjithë specifikimet e përmendura në modelet më sipër, ofron ekran 3,5 inç, me dallimin e vetëm që memoria është zvogëluar në 10 MB.

Të katër këto pajisje mbështesin punën në rrjetet GSM (jo në 3G), janë në variantet dual-SIM, ndërsa çmimi i tyre do të jetë nga 80 deri 120 dollarë. (PCWorld Albanian)

Gjurmë të meteorit të rënë mund të shihen në Yekaterinburg, qytezë rreth 200 kilometra në jug-lindje të Cheliabinskit.

Fillimisht u përfol për “shi meteorësh”, por autoritetet ruse sqaruan se bëhej fjalë vetëm për një të tillë që më pas u nda.“Një meteor shpërtheu mbi qiellin e rajonit të Cheliabinskut”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Emergjencave për agjencinë e lajmeve Interfax, ndërkohë që një banor i zonës tha për Reuters se ishte dëgjuar një shpërthim i fortë në orët e para të mëngjesi të së premtes.

Ndërkohë shkencëtarët rusë dhe jo vetëm ata, kanë nisur punën për të përcaktuar nëse meteori që goditi Rusinë ka lidhje me kalimin e asteroidit 2012 DA14 që pritet të udhëtojë në një distancë mjaft të afërt me Tokën gjatë ditës së sotme. /pcworld/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit