-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Samsung” prezanton pajisjet e veta në Londër

Më të lexuarat

Përderisa kompania “Apple” ka prezantuar Orën e saj të Mençur, disa nga emrat më të mëdhenj të teknologjisë po prezantonin disa nga pajisjet e tyre në Londër. Pajisjet e “Samsung” dhe “Intel” janë prezantuar në ngjarjen e përvitshme të “Wearable Technology Show” (WTS), përkrah edhe disa kompanive më të vogla. Pajisjet në ngjarjen e teknologjisë ishin pajisja virtuale e “Samsung”, rripin mjekësor “Bluetooth” dhe një çantë që paralajmëron pronarët nëse kanë harruar diçka në shtëpi. “WTS” është një ngjarje e madhe në industrinë e teknologjisë, ku më shumë se 100 kompani ekspozojnë prodhimet e tyre dhe u mbajt në Londër. Kompania “Samsung” ka prezantuar pajisjen e vet “Gear VR” dhe orën e mençur “Gear S”. Ora është diskutuar mjaft në orët e fundit që nga momenti kur edhe rivali I sja ‘Apple’ ka lansuar një të tillë. Pajisja “Gear S” ka një ekran të lakuar prej 5.08 centimetra dhe mund të përdoret të tregojë porositë dhe njoftimet nga telefoni i lidhur. Po ashtu posedon edhe një port për kartelën “SIM” që orës ia dhuron rrjetin e saj mobil.  Në ndërkohë, “Samsung Gear VR” përdor një displej prej 14.47 centimetra “Quad HD”. Po ashtu përfshihen informata tjera përcjellëse./Kosova Sot

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit