Me sa duket, Samsung po bëhet gati të lansojë një model të ri të telefonit Android, përkatësisht modelin Samsung SPH-L300, i cili është i njohur edhe me emrin Gogh.
Sipas raporteve të fundit mediale, Samsung Gogh tashmë është bërë gati për shitje përmes Now Network, dhe i njëjti do të ofrojë mbështetje për rrjetin 4G LTE të Sprint.
Samsung Gogh do të përmbajë Android 4.0.4 Ice Cream Sandwich, ekranin e ndjeshëm në prekje me 4 inç në teknologjinë Super AMOLED me rezolucion WVGA prej 800 x 480 pikselëve.
Modeli i ri i telefonit të Samsung gjithashtu do të posedojë edhe procesorin dual core 1.2GHz Qualcomm Snapdragon S4, 1GB RAM, kamerën e pasme me 5 megapiksel me butonin e dedikuar për kamerë, si dhe NFC e Google Wallet.kohaislame