Duke filluar nga dita e hënë e kësaj jave, Samsung do të hedhë në treg një televizor Ultra HD 110 inç – më i madhi në botë.
Siç është vënë në pah fillimisht nga Engadget dhe Samsung Korea, televizori gjigand është 2.6 metra i gjerë dhe 1.8 metra i gjatë dhe kushton 150 000 dollarë.
Kjo pajisje ka rezolucion Ultra HD dhe do të jetë e disponueshme vetëm në disa tregje të caktuara për momentin: në Kinë, Lindjen e Mesme dhe Evropë.
Ka shumë mundësi që televizori të prezantohet më gjerësisht gjatë Consumer Eletronic Show 2014 (CES), e cila fillon javës tjetër, së bashku me “vëllain” pak më të vogël, Samsung 105-inç curved ultra HD TV, i cili ka ekran të lakuar./almakos/kohaislame