1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Samsung ka shitur dyfishin e smartfonëve të Apple tremujorin e fundit

Më të lexuarat

Samsung-u ka bërë publike të dhënat e tremujorit të fundit me një lajm të rëndësishëm për kompaninë: Kompania ka shitur dyfishin e numrit të smartfonëve që ka shitur rivali i saj, Apple.
Japonezët publikuan ditën e premte fitimet e tremujorit të tretë të vitit 2012. Edhe pse kompania nuk e shfaq në mënyrë të hapur numrin e dërgesave të smartfonëve, raportohet se Samsung-u ka dërguar për shitje 56.3 milionë smartfonë gjatë këtij tremujori. Apple, nga ana tjetër, ka shitur 26.9 milionë iPhone gjatë të njëjtës periudhë.
Shitjet më të mëdha i përkasin Samsung Galaxy S III
Faktikisht, të dhënat numerike të Samsung-ut e kanë kaluar prej një viti Apple, prandaj ato nuk janë tepër befasuese në sytë e analistëve.
Dërgesat e kompanisë janë rritur me 100.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas IDC. Shitjet më të mëdha i përkasin Samsung Galaxy S III. Samsung-u regjistroi një fitim neto prej 6 miliardë $ për tremujorin e tretë, nga 47 miliardë $ të ardhura.
Edhe pse këto rezultate ishin pak më të larta se ato që kishin parashikuar analistët, çmimi i titujve financiarë të Samsung-ut ra me 2% pasi kompania deklaroi se konkurrenca në tregun e telefonave celularë ishte rritur. (CIO

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit