Kompania Samsung hodhi në treg këtu në Shtetet e Bashkuara modelin e fundit të telefonave Galaxy, pasi i rezistoi një çështjeje gjyqësore të nisur nga kompania rivale Apple, që e akuzonte për shkelje të të drejtave mbi teknologjinë e iPhonit.
Ky smartphone i fundit i Samsungut – i cili përdor sistemin operativ Android – ka marrë kryesisht vlerësime pozitive por analistët thonë se mund të mos jetë në gjendje të mposhtë iPhonin në treg.
Kompanitë Apple dhe Samsung janë duke u ndeshur në beteja ligjore në disa vende. Secila nga dy kompanitë akuzon tjetrën për shkelje të të drejtave të autorit lidhur me teknologjitë e smartphonave dhe kompjuterave të tyre tabletë.
Por kompania Apple hoqi dorë nga kërkesa e saj ligjore për bllokimin e përkohshëm të eksportimit të telefonit Samsung Galaxy S III, edhe pse çështja është ende në shqyrtim në një gjykatë federale në Kaliforni.kohaislame