Samsung Galaxy S9 dhe Galaxy S9+ do të prezantohet të dielën dhe mund të dalë në shitje më pak se një muaj më pas.
Sipas “The Investor”, kompania koreane do të pranojë porosi për telefonin e ri që nga 28 shkurti.
Shitjet botërore do të nisin më 16 mars.
Çmimi raportohet se do të jetë rreth 900 euro.
Po ashtu, raportohet se kompania planifikon të sjellë versionin me 256 GB për telefonin Galaxy S9+. Telefoni më i vogël do të vijë vetëm në versionin 64GB hapësirë të brendshme.
Sa i përket RAM-it, S9 do të ketë 4GB RAM, ndërsa S9+ do të ketë 6GB RAM.