2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Samsung Galaxy S5 do të vijë me skaner të syrit

Më të lexuarat

Samsung Galaxy S5 pritet të zyrtarizohet gjatë këtij tremujori, ndërsa njëri ndër opsionet është që Samsung ta prezantojë modelin e ri të telefonit të saj në panairin e madh të teknologjisë, Mobile World Congress, i cili mbahet muajin e ardhshëm.

Por, duke u bazuar në të kaluarën, Samsung mundet edhe që prezantimin e Samsung Galaxy S5 ta bëjë në ngjarjen e saj të organizuar për media, e cila mund të mbahet në muajin prill.

Sipas një raporti të ri të publikuar nga Bloomberg, Galaxy S5 pritet të bëhet publik në prill, edhe pse kishte zëra që raportonin se edhe muaji mars mund të jetë një mundësi për prezantimin e gjeneratës së pestë të telefonit të linjës Galaxy.

Galaxy S5 thuhet se do të vijë me disa karakteristika të avancuara të cilat do të përfshijnë edhe procesorin me 64-bit, atë të Samsung – Exynos.

Galaxy S5 gjithashtu pritet të ketë ekranin e ndjeshëm në prekje me 5 inç në QHD, rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve, 4GB RAM, si dhe teknologjinë e kamerës ISOCELL, plus kamerën e pasme me 16MP.

Për më shumë, në mesin e inovacioneve të reja që Galaxy S5 do tis jell pritet të jenë edhe funksionet Eye Pause dhe Eye Scroll, si dhe një teknologji të re për skanim përmes syrit, e cila besohet se do ta përmirësojë sigurinë e telefonit. /Titulli/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit