-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

SAMSUNG FITON NDAJ APPLE

Më të lexuarat

Një gjykatës britanik vendosi në favor të kompanisë koreane Samsung Electronics në një kontest gjyqësor që kjo e fundit kishte me gjigantin kompjuterik Apple.

Gjykatësi Kolin Birs tha se tableta Galaxy Samsung nuk ka nëpërkëmbur dizajnin e iPad-it të kompanisë Apple, për të cilën edhe u padit Samsung.

“Ata nuk e kanë thjeshtësinë e skajshme që e ka dizajni i Apple-it,” tha Birs.

Të dy kompanitë janë përballur me njëra-tjetrën në gjykata në rreth 10 vende, derisa po konkurrojnë në tregun e tabletës fitimprurëse.

Samsung e mirëpriti fitoren, duke e akuzuar Apple se ka bërë “pretendime të tepërta ligjore” bazuar në “dizajnet e përgjithshme.”

Apple tha se produktet e Samsung-ut janë “kopjim transparent” dhe u zotua se do të vazhdojë me padi tjera.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit