Marrëveshjet mes Apple dhe Samsung mund të jenë tensionuar disi për shkak të çështjeve të patentave, por japonezët kanë mohuar një lajm që u përhap këto ditë, se kompania do të ndërpriste furnizimin e Apple me ekrane LCD.
Ditën e hënë, The Korea Times raportoi një lajm të marrë nga një burim anonim se Samsung Display kishte filluar të ndërpriste prodhimin e paneleve LCD për Apple dhe se nuk do t’i furnizonte më amerikanët me ekrane vitin tjetër. Arsyeja, sipas raportimit, ishte se Samsung nuk po përfiton edhe aq shumë para si më parë nga Apple, për shkak të uljes së çmimeve.
Gjithsesi, Samsung e mohoi në mënyrë të prerë këtë deklaratë, duke thënë për CNET: “Samsung Display nuk është përpjekur asnjëherë të ndërpresë furnizimin e paneleve LCD për Apple” dhe i kërkoi The Korea Times të ndryshonte artikullin e publikuar.
Edhe pse Samsung deklaron se nuk do të ndërpresë furnizimin e ekraneve për Apple, disa burime raportojnë se Apple po i beson gjithmonë e më pak atyre për pjesët e produkteve të saj.
Në fillim të këtij muaji, një analist nga Citigroup, tha se Apple kishte gjetur një kompani tjetër prodhuese për gjysmëkonduktorët, për ta furnizuar atë me çipet e pajisjeve iOS. /CIO