0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Samiti i NATO-s: Kapen planifikuesit e një sulmi

Më të lexuarat

Tre persona janë akuzuar për komplot për të sulmuar selinë e fushatës së presidentit Barak Obama dhe për hedhjen e koktejeve të molotovit ndaj policisë, në prag të samitit të NATO-s. Policia këmbënguli se udhëheqësit e më shumë se 50 vendeve që do të takohen në samitin dy-ditor në Çikago, nuk kanë qenë drejtpërdrejt të kërcënuar.

Në një seancë dëgjimore, prokurorët thanë se tre të rinjtë e kanë përshkruar vetën si anarkistë, të cilët disa javë më parë ishin mburrur në lidhje me dëmin që do të shkaktonin në Çikago.Meshkujt, thuhet se kanë blerë karburant në një stacion gazi për bombat e improvizuara dhe e kanë derdhur atë në shishe të birrave para se të arrestoheshin nga policia.

Nëse shpallen fajtorë për të gjitha akuzat – konspiracion për kryerjen e terrorizmit, mbështetje materiale për terrorizëm, dhe posedimi të eksplozivit, ata mund të marrin deri në 85 vjet burg.Ndryshe, samiti dyditor i NATO-s hapet sot në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku liderët e aleancës 28 anëtareshe do të diskutojnë se çfarë do të ndodhë pas tërheqjes së trupave ndërkombëtare nga Afganistani në vitin 2014. REL/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit