0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Sami Lushtaku 24 orë në arrest policor

Më të lexuarat

Pas intervistimit, hetuesit e EULEX-it e kanë ndalur për 24 orë në arrest Sami Lushtakun. Ketë e ka konfirmuar avokati i tij, Arianit Koci.

Sipas avokatit, EULEX-i ende nuk ka ngritur aktakuzë, mirëpo e ka intervistuar Lushtakun për krime të supozuara te kenë ndodhur gjatë luftës në bashkëkryerje.

Sami Lushtaku do të paraqitet nesër në orën 15:00 përballë trupit gjykues. Deri nesër ai do të qëndrojë i arrestuar. Prokuror i këtij rasti është Mauricio Salustro.

Policia e EULEX-it në bashkërendim me Njësinë e Operacioneve Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), kanë arrestuar pesë persona.

“Pesë individët janë duke u hetuar për krime lufte kundër popullsisë civile në formën e dhunimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve të mbajtur në qendrën e ndalimit të UÇK-së në Likovc (komuna e Skenderajit). Një i dyshuar gjithashtu po hetohet për vrasjen e një civili si krim lufte”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Arrestimet janë urdhëruar nga një gjykatës i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore të Mitrovicës.
Rasti është duke u hetuar nga një prokuror special i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).

Të akuzuarit janë duke u marrë në pyetje në kampin “Alfa Bravo” te EULEX-it, në Fushë Kosovë.
Intervistimet kanë nisur rreth orës 09:00. Burimet  brenda EULEX-it kanë thënë se, hetuesia rreth orës 08:00 i ka ftuar të akuzuarit që të paraqiten për intervistim.

Përveç Sylejman Selimit dhe Fadil Demakut, mësojme se të gjithë të akuzuarit të tjerë nga “Grupi i Drenicës” janë duke u marrë në pyetje nga prokurorët e EULEX-it.

Sahit Jashari ka qenë i pari që ka shkuar në EULEX për intervistim, pas tij, Sami Lushtaku dhe të tjerët.
Inderksonline ka tentuar të kontaktoj me Sami Lushtakun, por në telefonin e tij celular është paraqitur i biri i tij.

Ai ka thënë se për gjithçka duhet të kontaktohet me avokatin e Samisë.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë sot ndaj Sylejman Selimi, ambasador i Kosovës në Shqipëri, Fadil Demaku, deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderajt, Shtilli -truproja i kryeministrit Hashim Thaçi, Sabit Gecit, Sahit Jashai, Ismet Haxhes, e disa të tjerëve.

Sipas burimeve ata akuzohen për torturim, dhunim e keqtrajtim të popullatës civile gjatë kohës së luftës.

Zëdhënësi i Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, Blerim Krasniqi ende nuk ka një informacion që është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ai tha se është në përpjekje të kontaktojë më dikë nga prokuroria speciale.

Mediat  kishin  raportuar javë më parë se Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, ka nisur hetime kundër ish-Komandantit te Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, dhe ndaj disa ish-ushtarakëve tjerë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit