3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Salvini sulmon BE-në: Brukseli kupton vetëm gjuhën e parave, jo të vlerave!

Më të lexuarat

“Burokratët e BE nuk janë të interesuar për vlerat dhe parimet”. Kështu tha zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini për RT, teksa ai kritikoi ashpër qëndrimin e Francës për politikën e emigracionit që po ndjek Italia, duke i quajtur ata hipokritë. Salivni gjithashtu shtoi se “Italia nuk do të votojë për buxhetin e ardhshëm shtatë-vjeçar të BE-së nëse nuk ka një marrëveshje për çështje të tjera të rëndësishme, si migrimi”.

“Për fat të keq në Bruksel dhe në Evropë ata kuptojnë vetëm gjuhën e parave. Prandaj ata nuk po flasin për parime, vlera, solidaritet – por për çështje ekonomike”, theksoi lideri populist i “Lega Nord”.

Ai iu rikthye çështjes së anijes “Aquarius”, e cila u detyrua të ankorohej në Valencia të Spanjës, pasi vetë Salvini me kokëfortësi urdhëroi mbylljen e porteve italiane dhe duke iu referua rastit për 600 emigrantë nga Afrika, kujtoi kritikat e Presidentit francez Emmanuel Macron, i cili tha se Italia nuk ka “të njëjtën presion migrator” si vitin e kaluar.

“Vende të tjera evropiane, si Franca, mbyllin kufijtë e tyre dhe dërgojnë 50,000 njerëz dhe më pas përpiqen të na japin leksion”, tha Salvini me ironi, duke shtuar se anijet e shpëtimit që operojnë si OJQ vetëm sa e përkeqësojnë krizën.

“Ka disa misione ndërkombëtare që kanë sjellë dhjetëra mijëra emigrantë vetëm në Itali”, theksoi ai.

E teksa në Bruksel po e konsiderojnë Romën zyrtare si të rrezikshme, me Komisionerin e Buxhetit të BE, Gunther Oettinger, që tha javën e shkuar se qeveria italiane do të “dobësojë ose shkatërrojë projektin evropian”, Salvini hodhi poshtë pretendimet dhe tha se ai nuk pajtohet që vendi i tij qeveriset nga një qeveri anti-BE.

“Unë nuk jam kundër Evropës. Jam në favor të një Evrope që bën pak gjëra, por i bën ato mirë – duke lënë lirinë e zgjedhjes në fronte të tjera për shtetet individuale. Kjo Europë nuk po tregon solidaritet dhe Italia po braktiset duke u lënë të merret me valën migratore e vetme”, theksoi Salvini.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit