1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Salustro kërkon paraburgim për “Grupin e Drenicës“

Më të lexuarat

Prorkuori i EULEX-it, Maurizio Salustro është ankuar në gjykatë për masën e arrestit shtëpiak, duke kërkuar sërish paraburgim për të gjithë të dyshuarit në rastin e “Grupit të Drenicës”.

Salustro në ankesën e dërguar sot në gjykatë ka thënë se ekziston rreziku i ikjes së të dyshuarve, ndikimi tek dëshmitarët dhe se masa është shumë e butë, transmeton KTV.

Ndërkohë, gjykata pritet që nesër të marrë një vendim për ankesën që kanë parashtruar avokatët Tomë Gashi dhe Arianit Koci, për klientët e tyre Sylejman Selimi, përkatësisht Sami Lushtaku.

Ata kanë kërkuar që të ndryshohet masa e arrestit shtëpiak, dhe që Selimi e Lushtaku të mbrohen në liri.
Avokatët e pesë të dyshuarve të tjerë nuk kanë bërë asnjë ankesë pas vendimit për arrest shtëpiak. ” kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit