0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Sali Berisha pasnesër shpallet qytetar nderi i Deçanit

Më të lexuarat

Kuvendi Komunal i Deçanit ka vendosur që për nder të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministrin Sali Berisha ta shpallë qytetar nderi të kësaj komune. Sipas zyrtarëve të Deçanit, kjo do të ndodhë ditën e premte, më 12 tetor të këtij viti, kur do të bëhet edhe përurimi i shtatores së heroit kombëtar Isa Boletini në fshatin e të parëve të tij në Isniq.

Sipas shefit të protokollit, Hajdar Sutaj janë tri ngjarje me rëndësi në ditën e shpalljes së kryeministrit të Shqipërisë për qytetar nderi të Deçanit. “Fillimisht është paraparë që në orën 12 të bëhet një vizitë në kompleksin memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan, ku do të vizitohet edhe familja Haradinaj, në orën 12 e 45 minuta Berisha do të vizitojë qytetin e Deçanit, ku do të bëjë homazhe edhe tek lapidarët e heronjve Salih Çekaj e Luan Haradinaj, për t’u zhvilluar më pas ngjarja kryesore, dorëzimi i çmimit qytetar nderi i Deçanit, tha Sutaj.

Sipas të parit të protokollit të këtij aktiviteti, në këtë manifestim me fjalë rasti do të paraqiten vetë kryeministri Berisha, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, Daut Haradinaj, përfaqësues i familjes Haradinaj.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit