4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Salahudin Ejubi, luftëtari madhështor i Islamit, çfarë nuk lindin më gratë muslimane! pse?

Më të lexuarat

Salahudin Ejubi, luftëtari që e çliroi Jerusalemin nga kryqëzatat, ishte shembull i gjallë i fesë tolerante, progresive dhe gjithëpërfshirëse, aq të dashur për zemrën e tij. Duke demonstruar vetëkontroll dhe trajtim paqësor, Salahudini i konfirmoi parimet themelore të Islamit, siç janë liria e fesë dhe mbrojtja e jomuslimanëve.

Si komandant ushtarak, sundimtar dhe qenie njerëzore, sulltan Salahudin Ejubi shquhej me cilësi të jashtëzakonshme. Heroi i qindra betejave, 20 vjet me guxim i sfidoi kryqtarët dhe në fund i detyroi ata të tërhiqen. Vështirë se ka parë bota çlirimtar më fisnik dhe më human se ai. Për shkak të taktikave të tij të pacenueshme dhe guximit në luftim, ballafaqimit në marrëdhëniet me të tjerët dhe vendosmërinë e karakterit, ai gëzonte respekt edhe tek kundërshtarët e tij. Është gjithashtu i njohur edhe për çlirimin e qytetit të shenjtë të Jerusalemit nga kryqtarët. Qëndrimin e tij fisnik e kishin vërejtur edhe kronistët e krishterë, sidomos gjatë rrethimit të Karakut, dhe pa marrë parasysh se për kryqtarët ishte makth i vërtetë, ai e fitoi vlerësimin e shumë prej tyre, duke përfshirë edhe Rikard Zemërluanin. Në Evropë, ai nuk u bë person i urryer, përkundrazi, u bë shembull i famshëm i një udhëheqësi të vërtetë ushtarak. Kryqëzatat janë lufta më e çmendur dhe më e gjatë në historinë e njerëzimit, në të cilën stuhia e fanatizmit të dhunshëm të Perëndimit të krishterë paturpësisht e ka bërë kërdi nëpër Azinë Perëndimore. Në kulmin e fuqisë së tij, ai e sundoi Egjiptin, Sirinë, Mesopotaminë, Hixhazin dhe Jemenin. Historia është përplot me bëmat e tij, por këtu kujdes të veçantë do tu japim dy arritjeve të tij më të mëdha, të njohura në botën islame, por edhe në mesin e armiqve të tij: lufta kundër kryqtarëve dhe çlirimi i Jerusalemit.

PERIUDHA E HERSHME

Sulltan Salahudin Ejubi lindi në vitin 532 hixhrij, përkatësisht, 1137 e.r. në Tikrit, në bregun perëndimor të Tigrisit, midis Mosulit dhe Bagdadit, shumë i dashur nga babai Ejubi. Familja e tij ishte me prejardhje kurde. Babai i tij, Nexhmudin Ejubi, u dëbua nga Tikriti dhe në vitin 1139, ai dhe vëllai i tij Asadudin Shirkuh u shpërngulën në Mosul. Ai më vonë u bashkua me ushtrinë e Imadudin Zenkiut, i cili e caktoi atë komandant të kështjellës në Balebek. Pas vdekjes së Zenkiut, në vitin 1146, djali i tij Nurudini, u bë sundimtar i Aleppos dhe udhëheqës i Zenkijve.

LUFTA KUNDËR KRYQTARËVE DHE RRETHIMI I JERUSALEMIT

Sulltan Salahudin Ejubi, hero i qindra betejave, i cili 20 vjet i sfidoi kryqtarët dhe në fund i detyroi të tërhiqen forcat e bashkuara evropiane, të cilat bënë kërdi nëpër Tokën e Shenjtë. Bota, vështirë se ka parë komandant më të madh dhe çlirimtar më human. Kryqëzatat janë lufta më e çmendur dhe më e gjatë në historinë e njerëzimit, në të cilën stuhia e fanatizmit të dhunshëm të Perëndimit të krishterë paturpësisht e ka bërë kërdi nëpër Azinë Perëndimore.

Krishterimi gati tre shekuj i sulmoi muslimanët me sulme të vazhdueshme derisa dështimi i solli në rraskapitje, ndërsa frika e tyre ua theu çdo përpjekje. Evropa kishte mbetur pa njerëz dhe para, gjithashtu kërcënohej nga falimentimi social, nëse jo edhe nga shkatërrimi përfundimtar. Me miliona njerëz u zhduken nga betejat, uria ose sëmundjet, kurse çdo përbindësh i mundshëm i kishte goditur luftëtarët e kryqit. Perëndimi i krishterë u pushtua nga obsesioni fetar i priftit katolik francez Pierre l’Ermite ose Pierre d’Acheres dhe ithtarëve të tij, të cilët kishin për synim çlirimin e Tokës së Shenjtë nga muslimanët. “Çdo mjet”, kishte thënë Halami, “ishte përdorur për të iniciuar një çmenduri ngjitëse.” Në kohën kur kryqtarët bartnin kryq, ata ishin nën mbrojtjen e Kishës, dhe ishin të liruar nga të gjitha taksat dhe nga përgjegjësia për çdo mëkat të kryer.

Më 29 shtator, Salahudini e kaloi lumin Jordan, u ndesh me forcat kryqëtare nga Karaku dhe Shaubaku përgjatë rrugës për në Nablus dhe i mori disa të burgosur. Gjatë asaj kohe, forcat kryesore të kryqtarëve, të udhëhequra nga Guy de Lusignan, u zhvendosën nga Sepphorisi në al-Ful. Salahudini dërgoi 500 luftëtarë, për t’i shqetësuar forcat e tyre, kurse ai vetë u nis për në Ajn Xhalut. Kur ushtria kryqëtare – për të cilën mendohej se ishte më e madhja që ka përgatitur ndonjëherë mbretëria nga populli i tij, por megjithatë, muslimanët e tejkaluan – marshoi përpara, Ejubitët papritmas lëvizën në drejtim tatëpjetë nga Ajn Xhaluti. Mirëpo, Renaud de Châtillon i preu rrugët tregtare dhe të haxhit me një flotë në Detin e Kuq, me një rrugë ujore që Salahudini duhej ta mbante të hapur. Nga ana tjetër, Salahudini e formoi një flotë prej 30 galonësh, për ta sulmuar Bejrutin në 1182. Raynaldi u kërcënua se do t’i sulmonte qytetet e shenjta Mekën dhe Medinën, si dhe u përgjigj me grabitje të karvanëve të haxhilerëve, të cilët ishin nisur për ta kryer haxhin më 1185.

ÇLIRIMI I JERUSALEMIT

Në korrik të vitit 1187, Salahudini fitoi shumicën e Mbretërisë së Jerusalemit. Më 4 korrik 1187, në betejën e Hittinës, u ballafaqua me forcat e bashkuara të Guy de Lusignanit, mbretit të Jerusalemit dhe Raymondit të III të Tripolit. Vetëm në këtë betejë, në masë të madhe ushtrinë e kryqtarëve e shkatërruan forcat e motivuara të Salahudinit. Për kryqtarët ky ishte një debakël dhe një pikë kthese në luftërat e kryqëzatave. Salahudini e zuri rob Renaud de Châtillon dhe ishte personalisht përgjegjës për ekzekutimin e tij, si hakmarrje për sulmin ndaj karvanëve të haxhilerëve. Haxhilerët nga këto karvanë kot u luten për mëshirë duke u thirrë në armëpushimin në mes të muslimanëve dhe kryqtarëve, por ai të gjitha i refuzoi duke e fyer edhe pejgamberin e tyre Muhamedin, pastaj i vrau, ndërsa disa syresh edhe i torturoi brutalisht. Kur dëgjoi për këtë, Salahudini u betua se vetë do ta vriste Raynaldin.

KARAKTERISTIKAT DHE TRASHËGIMIA E SALAHUDIN EJUBIT

Salahudin Jusuf ibn Ejubi, i njohur në perëndim si Saladini, sulltani i madh musliman konsiderohet si luftëtar ideal, i cili ishte i ashpër në beteja, por edhe shpirtmadh ndaj kundërshtarëve të tij.

Saladini rregullisht i falte të pesë kohët e namazit, por falte edhe namaze nafile. Ai gjithmonë falej me xhemat dhe kurrë nuk e ka shtyrë (vonuar) namazin. Pranë vetes e kishte gjithmonë imamin, por kur ai nuk ishte i pranishëm, falej pas cilit do dijetar të përulur dhe të devotshëm që ndodhej në shoqërimin e tij. Ai kurrë nuk e ka lënë namazin përveç kur kishte ra në koma, tri ditë para vdekjes së tij.

Shumicën e pasurisë së tij e ka dhënë për bamirësi (lëmoshë vullnetare) dhe kurrë nuk ka poseduar aq shumë pasuri, sa që do të duhej të jepte zekat. Megjithëse gjithmonë kishte pasur dëshirë ta kryente haxhin, ai ishte vazhdimisht i zënë me xhihad, e po ashtu edhe nuk pati para të mjaftueshme, kështu që ka vdekur pa e kryer haxhin!

Sulltani i madh duhet të jetë i guximshëm, autoritativ dhe i vendosur, por edhe i mëshirshëm, i sinqertë dhe i përzemërt. Çdo të hënë dhe e enjte, Saladini e kishte zakon të ulej dhe t’i dëgjonte nevojat e popullit të tij në kuvendin e madh, në të cilin merrnin pjesë përfaqësuesit e pushtetit, gjyqtarët dhe dijetarët. Pastaj, një orë, ditën ose natën, i shkruante komentet dhe mendimet e tij për secilën kërkesë. Ai kurrë nuk e zhgënjeu askënd i cili iu drejtua për ndihmë.

Ai kurrë nuk ka folur keq për askënd dhe kurrë nuk ka lejuar që ajo të bëhej në praninë e tij. Ai, gjithashtu, kurrë nuk kishte shqiptuar fjalë të shëmtuara as nuk e ka poshtëruar me shkrim asnjë musliman.

IBN SHEDADI, GJITHASHTU KA REGJISTRUAR

Kur mbreti anglez Rikard Zemërluani (Richard the Lionheart), armiku i madh i Saladinit, ishte sëmurë, Saladini kishte pyetur për shëndetin e tij dhe i kishte dërguar fruta dhe akull. Kryqtarët e uritur dhe të varfër, ishin mahnitur nga gjesti dhe mëshira fisnike e kundërshtarit të tyre.

Saladini ka vdekur në moshën 57 vjeçare. Pasuria e tij arrinte në vetëm 47 dërhemë dhe 1 dinar. Ai nuk la pas veti asnjë pasuri të patundshme ose ndonjë trashëgimi.

Zoti e nderoftë në botën tjetër, ia bëftë qëndrimin e këndshëm në varr dhe ia lartësoftë gradën në xhenet. Amin.

(TBT, hamariweb.com);

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit