Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah është shumë i lumtur që ka arritur të zhvillojë finalen e Ligës së Kampionëve të plotë.
Kujtojmë se ai ishte lënduar në finalen e vitit të kaluar ndaj Real Madridit, por sonte ishte vendimtar duke shënuar golin e parë në fitoren prej 2 me 0 ndaj Tottenhamit.
“Të gjithë janë të lumtur tani, jam i lumtur që e luaj finalen e dytë radhazi dhe më në fund luajta për 90 minuta. Të gjithë bënë më të mirën sonte, jo ndonjë performancë e jashtëzakonshme individuale, i gjithë ekipi ishte i pabesueshëm”, ka thënë Salah për BT Sport./koha.net