Muhamed Salah ka bërë një gjest të madh sot (e shtunë) pas fitores së Liverpoolit në udhëtim te Bournemouthi, duke ia dhuruar çmimin ‘lojtari i ndeshjes’ shokut të tij të skuadrës James Milner, i cili zhvilloi ndeshjen e 500-të në Ligën Premier.
Liverpooli fitoi me rezultat të thellë 4-0 në udhëtimin e tyre për ndeshjen e javës së 16-të në Ligës Premier.
Në këtë ndeshje më së shumti shkëlqeu ylli egjiptian, Salah, i cili realizoi het-trik, duke arritur në kuotën e dhjetë golave në kampionat.
Paraqitja e mirë e egjiptianit u vlerësua pas ndeshjes pasi u dha çmimi si ‘lojtari i ndeshjes’, i cili dhurohet nga sponsori kryesor i Ligës Premier, Barclays.
Megjithatë, Salah befasoi të gjithë duke mos e pranuar këtë çmim dhe duke ia dhuruar bashkëlojtarit të tij, anglezit Milner.
“Dua t’ia japë gjitha urimet e mia për këtë karrierë të mahnitshme”.
“Ai e meriton sot”, ka thënë Salah pasi refuzoi ta pranojë çmimin dhe pasi ia dhuroi Milnerit.
Ndryshe, Milner gjatë ditës së sotme luajti ndeshjen e tij të 500-të në Ligën Premier, duke treguar njëmend se ka karrierë që do ta lakmonte shumëkush.