4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Salah “kërcënon” Suarez, ndaj West Ham për rekord

Më të lexuarat

Liverpooli e ka gjetur njeriun e golit dhe ai quhet Mohamed Salah.

Sulmuesi egjiptian i cili la Romën për “The Reds” ka impresionuar të gjithë skeptikët me lojën dhe golat e tij.

Madje, 25 vjeçari ka bërë të harrohet dhe Luis Suarez. Uruguajani i cili para 2 vitesh la Liverpool për t’u bashkuar me Barcelonës e mbylli në mënyrën më të mirë eksperiencën me të kuqtë, pasi realizoi 31 gola në 37 ndeshje, duke vendosur dhe rekord.

Por, nëse Salah shënon këtë fundjavë kundër West Ham do ta barazojë rekordin e Suarez.

Ai e ka arritur këtë shifër të lartë për një kohë shumë më të shkurtër, duke shënuar 30 gola në 31 ndeshje.

Gjithsesi, Salah është aktivizuar që në fillimin e sezonit, ndërsa Suarez mungoi në 5-së ndeshjet e para, pas incidentit me Branislav Ivanovic.

/Ora News.tv/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit