2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Salah ankohet ndaj gazetarëve: Si s’më latë të dal, ta fali namazin e Bajramit

Më të lexuarat

Ylli egjiptian Muhamed Salah ka kritikuar mediat egjiptiane për vëmendjen e tepërt ndaj tij, duke u ankuar se as që mundi të dalë nga shtëpia për të falur namazin e Bajramit.

Lojtari i Liverpool-it u kthye në shtëpi – në Kajro për të festuar bashkë me familjen Bajramin, por u nda shumë i pakënaqur pasi nuk mundi të dalë as për namaz, e as të bëj Bajram me fqinjët dhe miqtë, ashtu si e do tradita e kësaj feste islame.

Ai shkroi në media sociale se “dikush nuk po mundet të dalë nga shtëpia për namazin e Bajramit, për shkak të interesimit të tepruar të disa gazetarëve.

“Kjo s’ka të bëjë me dashuri. Kjo quhet mungesë respekti, e posaçërisht mungesë profesionalizmi.”

Verën e kaluar u bë e ditur dhe adresa e shtëpisë së tij pasi Salah me rezultatet e mahnitshme ia mundësoi Egjiptit hyrjen në garat për Botëror. Kjo bëri që 26-vjeçari të ndeshej me një turmë fansash që i kishin “zënë derën” për të marrë autografe. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit