U shpëtoi plumbave të regjimit serb, por jo edhe atyre të regjimit të Bashar al-Assadit. Ish-luftëtari i UÇK-së, Naman Demolli u plagos në malet e Kosovës në vitin 1999, mirëpo pas 13 vitesh ai u vra në një betejë në Siri.
Ai iu bashkëngjit forcave çlirimtare të Sirisë, që po luftojnë kundër regjimit të këtij shteti.
Para derës së një shtëpie në Prishtinë vetëm një karrige e thjeshtë tregon se aty është hapur dera për të pame.
Është kjo shtëpia ku kishte jetuar Naman Demolli deri sivjet. Krimet dhe masakrat e tmerrshme të forcave të Bashar al-Assadit ndaj popullit sirian e kishin shtyrë që të shkojë që të luftojë përkrah forcave çlirimtare.
Demolli është vrarë të mërkurën e kaluar, ndërsa familja e ka marrë lajmin të shtunën. Ai ishte gjithashtu edhe pjesëtar i UÇK-së./Telegrafi