0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Saint Kitts dhe Nevis njeh pavarësinë e Kosovës

Më të lexuarat

Edhe një njohje më shumë për Kosovën, kësaj radhe është nga Saint Kitts dhe Nevis. Qeveria e këtij vendi tashmë ka marr vendim për të njohur shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës, ku del se dy vizitat në Saint Kitts dhe Nevis të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe shumë takime me përfaqësues të këtij shteti, ua kanë mbushur mendjen autoriteteve atje që të njohin pavarësinë e Kosovës.

Burime të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës thonë se kjo njohje i është komunikuar edhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Qeveria e Saint Kittit dhe Nevis e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ministri Hoxhaj tashmë ka marr konfirmimin për këtë njohje edhe nga ministri i Jashtëm, Sam T. Condor”, thotë ky burim.

Sipas tij, vendimi për njohje shumë shpejt do të bëhet publik, pasi në MPJ të arrijë nota verbale e njohjes. Kontakti me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka qenë i pamundur.

Hoxhaj aktualisht është në rrugë për Xhibuti, ku do të merr pjesë në Konferencën për Bashkëpunim Islamik, në të cilën këtë vit do të diskutohet edhe për Kosovën.

Enver Hoxhaj disa herë ka vizituar Saint Kitts dhe Nevis, derisa në New York ka takuar disa herë përfaqësuesit e këtij shteti, i cili shtrihet në Karaibe.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit