1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Sahabiu, që bëri marrëdhënie intime me gruan e tij, në ditën e ramazanit!

Më të lexuarat

Transmeton Ebu Hurejre (r.a.), se në një rast sahabët po rrinin ulur  me Pejgamberin (savs), dhe aty u afrua një njeri dhe i tha Pejgamberit (savs):

“O i Dërguari i Allahut, unë jam shkatërruar!”

Pejgamberi (savs), e pyeti: “Si ashtu, çka të ka shkatërruar?”

Ai i tha: “Kam bërë marrëdhënie intime me gruan time gjatë agjërimit!”

Pejgamberi (savs), pastaj e pyeti: “A je në gjendje për të liruar një rob?”

Njeriu u përgjigj: “Jo, nuk jam në gjendje.”

Pejgamberi (savs), pastaj e pyeti: “A mund të agjërosh dy muaj rresht?”

“Nuk mundem”u përgjigj ai.

Pejgamberi (savs), pastaj e pyeti: “A mund t’i ushqesh 60 të varfër?”

“Jo, nuk mundem”tha ai.

Tha: Pas kësaj, Pejgamberi (savs) heshti.

Pas një kohe, dikush e solli një tas me hurma dhe Pejgamberi (savs), pyeti: “Ku është ai njeriu?”

“Ja ku jam, këtu jam”, u përgjigj ai njeriu.

Pejgamberi (savs), i tha: “Ndaji këto hurma sadakë!”

Kurse njeriu u përgjigj: “T’ua ndaj më të varfërve se unë?! Pasha Allahun, në këtë vend (në Medine) nuk ka më të varfër se unë!”

Kur e dëgjoi këtë Pejgamberi (savs), qeshi aq fort sa që iu duken dhëmballët e tij, pastaj tha: “Ushqeje me to familjen tënde.” (Buhari dhe Muslimi)

***

Allahu ekber!! Sa fe fisnike që është Islami, dhe sa i dhembshur është Pejgamberi i tij, (savs)! Njeriu kishte bërë një mëkat të madh, ndërsa u kthye në shtëpi me dhuratë të pranuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit