1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

SADIST, SADIZËM

Më të lexuarat

SADIST m.

1. mjek. Ai që vuan nga sadizmi.
2. Ai që ndien kënaqësi kur u shkakton mundime dhe vuajtje të mëdha të tjerëve; kriminel i pamëshirshëm, njeri mizor. Sadistët fashistë. Bandat e sadistëve.
SADIST mb.

1. mjek. Që ka të bëjë me sadizmin ose me të sëmurin nga sadizmi.
2. Që është veti e njeriut mizor, i cili ndien kënaqësi nga vuajtjet e mundimet e të tjerëve; prej sadisti, i egër, mizor. Akte (veprime) sadiste. Banditë sadistë.

SADIZËM m.

1. mjek. Çrregullim i sëmurë psikik, kur epshi seksual kënaqet duke i shkaktuar tjetrit dhembje ose mundime.
2. Prirje e sëmurë për të ndier kënaqësi, kur u shkakton të tjerëve vuajtje e mundime të mëdha, egërsi e stërholluar. Sadizëm i shfrenuar. Sadizmi i nazistëve (i kolonizatorëve). Egërsi që arrin deri në sadizëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit