8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Sadakatul-Fitri ka këto mesazhe:

Më të lexuarat

1. Agjëruesi e jep Sadakatul-Fitrin para faljes së Bajramit që të gëzojë ndonjë familje.

2. Allahu xh.sh. i do bamirësit andaj ky është momenti adekuat për bamirësi.

3. Ndihmo fukaranë, jetimin, studentin për shkollim.

4. Ndihmo materialisht përhapjen e Islamit, ndihmo fjalën e Allahut xh.sh. që të përhapet.

5. Përmirëson gjendjen shoqërore.

6. Përmirëson gjendjen ekonomiko-psikologjike.

7. Vendosë ekuilibrin dhe barazinë.

8. Shton bereqetin dhe rritë solidaritetin.

9. Miqësohesh dhe afrohesh me të gjitha shtresat.

10. Largon polarizimet dhe keqkuptimet.

11. Sadakatul-Fitri është dëshmi e sinqeritetit në besim dhe e besimit në ditën e Gjykimit.

12. Lehtëson barrën nga një obligim fetar dhe merr shpërblim nga Allahu xh.sh..

13. Pastron pasurinë dhe ruhesh nga e ndaluara.

14. Bëhu më njerëzor në mirësi dhe në të mira.

15. Mendo se edhe ti do të ishe sprovuar ashtu.

16. Pastrohesh nga fjalët dhe veprat e liga.

17. E shton bindjen ndaj Allahut xh.sh. dhe e falënderon që të dha të mira.

18. Jep, që të marrësh pa kufi nga Allahu xh.sh..

19. Allahu xh.sh. të dha shumë të mira, sa ti jep për Të?

20. Nderoje krijesën e Allahut xh.sh. me të mira, ndihmoje atë sepse Allahu xh.sh. të ndihmon, se ti je njeri dhe Allahu xh.sh. ju ndihmon të gjithëve e ku ka ndihmëtar më të madh se i Lartmadhërishmi?

#Imam Arber Berisha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit