Më ra rasti të falja namazin e sabahut në një xhami të qyteteve tona të mëdha. Menjëherë pas përfundimit të namazit, një burrë i moshuar mu afrua dhe më pëshpërit në vesh duke më thënë:
“Hidhi një vështrim rreshtave të parë dhe shikoji me kujdes fytyrat e atyre që falen.
Pasi veprova ashtu siç më tha, i thashë: Çfarë ke për qëllim!!??
Ai më tha: A shikon ndonjë person të pasur, apo të veshur me pushtet dhe pozitë?
I thashë: Shumë pak.
Ai tha: Pjesa më e madhe e tyre janë puntorë, shoferë ose nënpunës të rëndomtë!
Unë i thashë: Po
Ai më tha: Kështu janë pozitat tona tek Allahu! Shiko pozitën time tani dhe pozitën tënde në rreshtin e katërt ose të pestë! Kështu do të jetë pozita jonë Ditën e Kijametit!
Tha: Oh, sa të mira janë xhamitë!
Ti na turpërove, na e zbulove pozitën tonë tek Allahu!
U habita, u zura ngushtë nga biseda dhe mendimi i tij, e cila ishte një shuplakë e fortë për mua!