3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Sa më pak ëmbëlsira tek fëmijët aq më të shëndetshëm janë

Më të lexuarat

Të gjithë ne i duam ëmbëlssirat, por fëmijët i duan në mënyrë të veçantë. Nëse mësohen që në vegjël të hanë çokollata, bonbone, ata do të mësohen me shijen e tyre të ëmbël dhe do të duan t’i hanë çdo ditë.

Fëmijët bëhen konsumues të rregullt të shumë ëmbëlsirave, të cilat nuk përmbajnë asnjë përbërës ushqyes. Nëse fëmija juaj më me dëshirë i ha çokollatat sesa drekën apo darkën, ja disa këshilla të cilat i kanë përgatitur ekspertët e Universitetit të Miçigenit, të cilat mund t’ju ndihmojnë që të zvogëloni sasinë e ëmbëlsirave.

– Mos i largoni tërësisht: Lejojini një sasi të caktuar të ëmbëlsirave, por mos i hiqni tërësisht nga ushqimi fëmijës. Nëse bëni tabu nga ëmbëlsirat, fëmija vetëm se do të dëshirojë më shumë t’i hajë.
Prandaj jepni ëmbëlsira, por me masë.

– Sa më pak pako: Mos mbani shumë ëmbëlsirave në kuzhinë. Nëse fëmijët tuaj e kuptojnë që në raftet e kuzhinës ka pako çokollatash apo bonbonesh, ai natyrshëm do të dëshirojë t’i hajë ato në moment.
Më mirë mbani pemë të thata apo të freskëta si dhe perime të ndryshme.

– Jepni vetëm sasinë e caktuar: Kur t’i jepni fëmijës ëmbëlsirë, bëjini të ditur sasinë e ëmbëlsirës e cila i lejohet për atë rast.

– Mundohuni t’i ruani ëmbëlsirat, në vend që t’i jepni ato si zëvendësim mes vakteve kryesore.

Ushqimet mes vakteve do të duhet të përmbanin pemë apo qumësht (ushqime qumështore). Në këtë mënyrë fëmija juaj nuk do ta bëjë shprehi ngrënien e ëmbëlsirave mes vakteve, pasi nëse ndodh kjo do të ketë probleme shëndetësore siç është prishja e dhëmbëve, shimi i sheqerit, mbipesha etj. /albeu/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit